Rregullorja e brendshme

Rregullat dhe Procedurat

Si funksionon dita te Wonder Kids Academy: regjistrimi, dorëzimi dhe marrja e fëmijës, shëndeti, aktivitetet, higjiena dhe komunikimi me stafin.

Versioni 1.0Në fuqi nga
Kopshti
Wonder Kids Academy SH.P.K.
Adresa
Rr. Ymer Lutfi Paqarizi, Nr. 16, Taslixhe, Prishtinë

Qëllimi

Këto rregulla vlejnë për çdo fëmijë të regjistruar dhe për familjen e tij. Qëllimi i tyre është një ditë e sigurt dhe e qetë për fëmijët, dhe një bashkëpunim i qartë mes prindërve dhe stafit.

Në këtë dokument(9)

1Të përgjithshme

Misioni i Wonder Kids Academy.
Krijimi i një mjedisi të sigurt, të ngrohtë dhe të përshtatshëm për fëmijët nga 9 muajsh deri në 6 vjeç, duke integruar metodologji moderne dhe një kurrikulë angleze për zhvillimin intelektual dhe emocional.
Licenca.
Wonder Kids Academy është licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

2Regjistrimi dhe informatat administrative

Aplikimi.
Fëmijët mund të regjistrohen duke plotësuar aplikacionin online në www.wonderkids.al, për secilin fëmijë veçmas.
Shqyrtimi i aplikacioneve.
Aplikimet shqyrtohen gjatë gjithë vitit. Prindërit informohen në kohë për datën e pranimit.
Mungesat.
Prindërit duhet të njoftojnë për mungesat paraprakisht në aplikacion. Në rastin e mungesës mbi një muaj, prindërit paguajnë 50% të tarifës mujore për ruajtjen e vendit.
Largimi nga programi.
Njoftimi për largimin bëhet me shkrim të paktën një muaj përpara përfundimit të bashkëpunimit.

3Dorëzimi dhe pranimi i fëmijëve

Orari i pranimit.
Fëmijët pranohen vetëm nga ora 07:30 deri në 08:30.
Siguria.
Vetëm personat e autorizuar nga prindërit mund ta marrin fëmijën. Çdo ndryshim te personat e autorizuar njoftohet paraprakisht.

Personat e autorizuar dhe kodi i marrjes ndryshohen nga prindi te aplikacioni, te profili i fëmijës.

4Shëndeti dhe siguria

Gjendja shëndetësore.
Prindërit dorëzojnë dokumentet për vaksinimet dhe informojnë për çdo gjendje shëndetësore të veçantë të fëmijës.
Sëmundjet dhe rikthimi në kopsht.
Fëmija duhet të jetë plotësisht i shëruar para kthimit, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.
Medikamentet.
Wonder Kids Academy nuk shpërndan medikamente gjatë qëndrimit të fëmijës.
Rastet emergjente.
Në raste urgjente prindërit informohen menjëherë. Në raste të rënda thirret ndihma e parë.

5Aktivitetet dhe përkujdesja ditore

Gjuha e komunikimit.
Aktivitetet zhvillohen kryesisht në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në gjuhën angleze, sipas planprogramit të stilit anglez.
Veshja.
Fëmijët vishen me rroba të rehatshme dhe të përshtatshme për motin. Atletet e rehatshme janë të rekomanduara.
Lodrat personale.
Nuk lejohet sjellja e lodrave apo kostumeve nga shtëpia, për të shmangur dallimet mes fëmijëve.
Ditëlindjet.
Festohen brenda Wonder Kids Academy, nën kujdesin e stafit, dhe ofrohen fruta dhe biskota.

6Rregullat e pasurisë dhe higjienës

Stolitë.
Fëmijët nuk sjellin stoli (zinxhirë, vathë etj.), për të shmangur humbjen ose rrezikun e lëndimeve.
Pastërtia dhe shëndeti.
Stafi kujdeset për mirëmbajtjen e higjienës gjatë aktiviteteve ditore. Fëmijët sigurohen të jenë të pastër dhe të shëndetshëm.

7Komunikimi dhe privatësia

Kontaktimi i stafit.
Prindërit mund ta kontaktojnë administratën gjatë ditës për informacion mbi mirëqenien e fëmijës. Mësueset mund të mos e kthejnë mesazhin menjëherë gjatë orarit të punës, sepse janë të përkushtuara ndaj aktiviteteve dhe kujdesit për fëmijët. Çdo mesazh trajtohet sapo të jetë e mundur.
Fotografitë e fëmijëve.
Për prindërit që e pranojnë, fotografitë mund të publikohen në faqen zyrtare www.wonderkids.al dhe në rrjetet sociale të kopshtit, për qëllime informuese dhe dokumentim.

Leja për fotografitë jepet ose hiqet nga prindi te aplikacioni, dhe vlen që nga çasti i ndryshimit.

8Përgjegjësia e kopshtit

Pasuritë personale.
Wonder Kids Academy nuk mban përgjegjësi për stolitë, lodrat apo sendet personale të sjella nga shtëpia.
Ndryshimet në shërbime.
Çdo ndryshim në shërbime njoftohet paraprakisht dhe diskutohet me prindërit për miratim.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Wonder Kids Academy SH.P.K.

Rr. Ymer Paqarizi, nr. 16, Prishtinë, Republika e Kosovës

Si lidhen këto rregulla me kushtet e shërbimit

Rregullat plotësojnë dokumentet e tjera të kopshtit:

  • Kushtet e Përdorimit dhe të Shërbimit rregullojnë marrëdhënien kontraktuale: regjistrimin, tarifat dhe ndërprerjen.
  • Politika e Privatësisë thotë çfarë të dhënash mbahen për fëmijën dhe familjen dhe si përdoren fotografitë.

Në rast mospërputhjeje mes këtyre rregullave dhe kushteve të shërbimit, zbatohen kushtet e shërbimit.